Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon sot nga Ksamili e Velipoja operacionin përgjatë vijës bregdetare, për prishjen e objekteve pa leje.Operacioni “Bregdeti ynë” synon pastrimin e vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje.
Tashmë ka mbaruar evidentimi i këtyre ndërtimeve dhe strukturat shtetërore kanë njoftuar subjektet përkatëse.Paralel me lajmërimet e subjekteve aksioni është koordinuar edhe me zyrën e legalizimeve për t’i prerë rrugën e legalizimit të gjitha objekteve të evidentuara.
Përveç “beach bareve” pa leje, aksioni do të përqendrohet tek ndërtimet e qëndrueshme me beton dhe do të shtrihet përgjatë gjithë bregdetit.Kjo konsiderohet si faza e parë e aksionit dhe pas sezonit turistik, në muajin shtator, do të vijohet edhe me ato ndërtime pa leje që janë të palegalizueshme për shkak të natyrës që kanë.
Një javë më parë, Kryeministri Edi Rama u bëri apel shkelësve të ligjit që të prishin dhe të pastrojnë vetë çka kanë ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballen me forcën e operacionit “Bregdeti ynë”, do të jetë shumë vonë për ta.
Po ashtu, Rama tha se me Kodin Penal janë të gjithë pjesë e zinxhirit të fajësisë dhe përgjegjësisë, ndërsa u bëri thirrje njëkohësisht edhe punonjësve të Policisë që të jenë qartësisht të mirëinformuar se njësoj si lufta me krimin në rrugë, njësoj si lufta me kultivimin e lëndëve narkotike edhe kjo ka një hartë, ka një përgjegjësi.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit