SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sot provimi i matematikës për rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-a

Rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-a do të zhvillojnë sot provimin e matematikës.

Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.

Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë para se të fillojë provimi.

Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.

Nxënësit do të kryejnë më 30 qershor testin e fundit atë të gjuhës së huaj./Klodi SARAÇINI///

error: