Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë, Bardh Spahia deklaroi sot në një prononcim për mediet pas fitores së zgjedhjeve për kryetar bashkie në Shkodër se, nga sot në Shkodër fillon një rrugëtim i ri dhe ndryshim i madh në të gjithë Shqipërinë.
“Në këtë ditë historike, ditë shprese për të gjithë demokracinë shqiptare, për opozitarizmin e vërtetë shqiptar dhe jo vetëm shkodran, dua ta nis me një falënderim nga zemra për të gjithë demokratët, për të gjithë qytetarët e bashkisë së Shkodrës, për vlerësimin që më dhanë nëpërmjet votës së tyre”, tha Spahia.
“Falënderoj dhe aleatët tanë për luajalitetin me të cilin bëmë këtë rrugëtim së bashku, aleatët e “Shtëpisë së Lirisë””, u shpreh ai. Spahia falënderoi edhe qytetarët e Shkodrës, të cilëve u garantoi se, “nga nesër do të jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës”.
“Një thirrje kam dhe për ata që nuk zgjodhën për të më votuar mua dhe veçanërisht për ata demokratë që ndoshta për pak momente humbën rrugën, dera jonë, dera e shumicës, do të jetë gjithmonë e hapur, për të gjithë demokratët e vërtetë, shkodranë dhe jo vetëm. Nga sot në Shkodër ju siguroj që fillon një rrugëtim i ri, ndryshim i madh në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Spahia.///
ME SHUME LAJME
As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit
Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, më 22 mars protestë kombëtare
Rama për imunitetin e Ballukut: Vepruam si çdo parlament demokratik i Europës, Shqipëria 2030 në BE