Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit historik BE- Ballkani Perëndimor.


Spiropali bën të ditur në një postim në rrjetet sociale se në fokus të takimeve ishte intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve në partneritetit të ngushtë në NATO dhe perspektivës europiane.
“Patëm një bisedë konstruktive dhe të ngrohtë për marrëdhëniet shumëplanëshe mes vendeve tona, situatën e krizës në rajon, fazën e re në të cilën ndodhet Shqipëria në procesin e integrimit në BE dhe mbështetjen e padyshimtë që ka dhënë Greqia në këtë rrugëtim. Mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit parlamentar dhe marrëdhënieve dypalëshe nën frymën e fqinjësisë së mirë, partneritetit të ngushtë në NATO dhe perspektivës europiane, ishin po ashtu në fokus të diskutimit”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.