SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Spiropali: Përdorimi kriminal i fëmijëve në protesta duhet të hetohet

-Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se “përdorimi i fëmijëve në protesta, në mënyrën më kriminale të mundshme duke i nxitur ata drejt krimit, duhet të hetohet”.

Spiropali u shpreh gjatë një interviste se “protestën u munduan ta instrumentalizojnë dhe të përdorin disa akte të dhunshme”.

“Protesta erdhi duke u shuar jo duke u rritur, sepse që të jetë e suksesshme duhet të burojë nag e vërteta dhe duhet të ketë kauzën në themel të saj dhe reagimin e  vërtetë qytetar”, tha Spiropali.

Spiropali tha se “në protesta janë plagosur me dhjetra policë dhe një polic rrezikon edhe shikimin”.

Ministrja tha se “duhet parë si kanë ndodhur këto akte dhe kush e mban përgjegjësinë”.

“Ministri i Brendshëm mbajti përgjegjësi morale dhe dha dorëheqjen. Është shumë e qartë se përgjegjësia për ngjarjen është individuale e vetë punonjësit të Policisë që sot është në burg. Nuk mund të ketë përgjegjësi kolektive të Policisë së Shtetit, por ka përgjegjësi individuale të një punonjësi të Policisë”, tha ajo.

Sipas saj, kjo maxhorancë ka treguar një standard të jashtëzakonshëm që nuk është parë në Shqipëri, si për sa i përket hetimit të punonjësit të Policisë por edhe në nivelin më të lartë politik me dorëheqjen e ministrit. “Ne nuk mund të krahasohemi me standardin e tyre, është e pakrahasueshme ajo që ka ndodhur në 21 janar 2011”, tha ajo/ATA///

error: