Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se javët në vijim nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët përmes Postës Shqiptare.
Gjatë një konference për shtyp Denaj tha se, qeveria edhe vitin e kaluar pavarësisht vështirësive akordoi një fond më të vogël sesa ky i këtij viti për pensionistët.
“Vlera prej 5 mijë lekë ka qenë një vlerë e kahershme dhe procedura është e njëtrajtshme si vitin e kaluar”, – tha ajo,
“Bonusi i pensionistëve për vitin e ri do të shpërndahet në formën më tradicionale, siç shpërndahen pensionet, një pjesë në sportele dhe në shtëpi që kryhet nga Posta Shqiptare”, – tha Denaj./ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI