Ekipi i vajzave në basketboll i shkollës “Adem SHEME” në Sarandë , me kapiten Bruno Hajno, u shpall Kampion i Qarkut të Vlorës. Burime nga stafi i ekipit vunë në dukje se “Kjo arritje është shoqëruar një shpirt të jashtëzakonshëm gare gjatë gjithë aktivitetit”.
Në reagimin e shkollës fokusohet krenaria për këtë arritje: ” KRENARI PËR SHKOLLËN “ADEM SHEME”!

Një arritje shumë e bukur për shkollën tonë në projektin Ekipet Sportive në Shkolla ! Ekipi i vajzave të shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme” është shpallur Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll, duke treguar talent, përkushtim dhe një shpirt të jashtëzakonshëm gare gjatë gjithë aktivitetit.




“Falë punës, disiplinës dhe bashkëpunimit në ekip, vajzat tona arritën të sjellin këtë sukses të merituar për shkollën dhe komunitetin tonë. “-tha pas këtij eventi trajneri Bruno Hajno. “Urime të përzemërta për ekipin kampion dhe për të gjithë ata që i mbështetën në këtë rrugëtim! Suksese edhe më të mëdha në garat e ardhshme!”/ SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.
Sarandë. Të shtëna me armë zjarri.