SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tabaku: Programi i propozuar nga PD synon shpëtimin e ekonomisë

Drejtuesja politike e PD në degën 3 në Tiranë, Jorida Tabaku u takua sot me biznese në zonën e Bërrylit.

Tabaku iu shpjegoi bizneseve se programi i propozuar nga PD synon shpëtimin e ekonomisë.

“Ne kemi punuar për të nxitur një program për biznesin. Por problemi kryesor është nxitja e konsumit është shpërndarja e pasurisë është vlerësimi i punës është ajo që ju ngriheni në mëngjes herët edhe mbyllni ditën edhe nuk i mbuloni dot shpenzimet. Ne kemi hartuar një program për biznesin që ka në qendër familjen edhe biznesin e vogël. Po nuk qe mirë ti nuk është mirë ekonomia. Ky është problemi”, theksoi Tabaku.

“Më 26 prill do të fillojmë që të krijojmë një qeveri për njerëzit. Gjëra normale të vogla që ndryshojnë jetën tënde. Ne kemi menduar një plan që ka në qendër biznesin familjar. Pasi ekonomia nuk është mirë, sepse nuk ka konsum, nuk ka prodhim dhe nuk qarkullon. Sepse këtu jepen vetëm tendera dhe koncesione edhe ky është problemi kryesor”, tha Tabaku gjatë takimeve me bizneset në zonën e Bërrylit në Tiranë./atsh///

error: