-Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka shkruar se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së dhe se buxheti i 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët.
Ajo është shprehur se varfëria do të rritet sikundër dhe BB e ka parashikuar duke shkuar në nivelet e 2005, dhe se shqiptarët do të kthehen 15 vjet pas tek të ardhurat e tyre.
Tabaku në fund të postimit është shprehur se gjëja e fundit që i intereson qeverisë janë qytetarët.
“Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Rama gjithnjë e më shumë dështime. Ne, Partia Demokratike, do të sjellin ndryshim dhe një shpresë të re për Shqipërinë”, shtoi ajo.///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari