Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Vlorës, Ardit Bido, zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Vlorës, ku morën pjesë mbi 600 qytetarë. Gjatë takimit, ai prezantoi pjesë të programit të tij dhe ndau me të pranishmit qëndrimet dhe prioritetet për qarkun.

Në fjalën e tij, Bido falënderoi qytetarët për energjinë dhe besimin, duke theksuar se Vlora ka qenë gjithmonë një qytet që i ka marrë vetë vendimet për të ardhmen e saj. “Nëse doni një model të ri politik, keni një zgjedhje në 11 maj. Një fitore që nuk i shërben asnjë individi apo partie, por një Shqipërie që kërkon përfaqësim dinjitoz, vizion dhe vendimmarrje gjithëpërfshirëse,” u shpreh kandidati socialist.


Ai theksoi gjithashtu se Vlora ka treguar gjithmonë që di të japë përgjigje. Nuk ka pritur që të tjerët të vendosin për të, por i ka marrë vetë vendimet që i duhen. Mirënjohje mbi 600 zemrave mbështetëse që erdhën në takimin tim në Vlorë.
E ka bërë këtë në çdo moment të rëndësishëm. Edhe tani do ta bëjë. Nëse doni një model të ri politike, keni një zgjedhje në 11 maj. Që të garantojmë një fitore, ashtu siç e meriton Shqipëria.


Bido vuri në dukje se “Një fitore që nuk i shërben asnjë individi, asnjë partie, por një Shqipërie që kërkon përfaqësim dinjitoz, vizion dhe vendimmarrje gjithëpërfshirëse.


Nga Ura e Mifolit në Konispol, nga qyteti në fshat, është koha të trokasim derë më derë dhe të zgjedhim një të ardhme që ndërtohet me zërin tuaj. Unë do të jem përfaqësuesi i Vlorës, i Selenicës, i Himarës, i Sarandës, i Delvinës, i Konispolit dhe i Finiqit, dhe këtë përgjegjësi mund të ma besoni vetëm ju. Votoni Partinë Socialiste – numrin 5. Votoni Ardit Bido – që Vlora të ketë fjalën e saj në Kuvend.-u ka bërë thirrje vlonjatëve kandidatoi socialist për deputet, Ardit Bido./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.