SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Taksisti shqiptar dhe një ish-punonjës i Teatrit grek kapen me kokainë në makinë në mes të Athinës

Dy persona, një shqiptar dhe një grek janë arrestuar me 4.4 kg kokainë. Sipas mediave greke operacioni antidrogë është zhvilluar në Athinë.

Raportohet se shqiptari i arrestuar është një shofer taksie 33 vjeç dhe një pjesë e drogës u gjet në makinën e tij, kurse pjesa tjetër në banesën e shtetasit grek.

Sipas mediave, personi grek i arrestuar është një ish-punonjës i Teatrit Kombëtar të Greqisë.

Droga shitej në zona të ndryshme të Athinës me një vlerë 60-70 euro për gram.

Ne total u sekuestruan 4 kg 410 gram kokaine, 1 kg 455 gram MDMA, 675 euro, 2 peshore, 5 celulare dhe taksia e shqiptarit.

error: