Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë marrë pjesë në mbledhjen e taskforcës së Turizmit për qarkun e Tiranës, ku lajmëruan masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt, përtej pandemisë.
Duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për operatorët turistikë në zonën e Golemit, Ministrja Manastirliu u shpreh se brenda muajit maj do të përfundojë vaksinimi i të gjithë punonjësve të strukturave akomoduese, për të lehtësuar sezonin turistik.
“Deri tani kemi kryer mbi 4 mijë vaksinime në të gjithë rrjetin e tour-operatorëve. Do të vijojmë vaksinimet ashtu sikurse e kemi nisur, me intensitet të shtuar, në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar. Brenda muajit maj do të përfundojmë vaksinimin e punonjësve të strukturave akomoduese, siç e kemi nisur, qoftë në qendrat e vaksinimit të përqendruar por qoftë edhe në strukturat vetë, siç jemi sot në këtë komples, ku po kryhet vaksinimi i stafeve”, tha Manastirliu.
Ministri Klosi u shpreh se këtë vit do të kemi një sezon “covid free” dhe siguri të garantuar në të gjitha pikëpamjet.
“Megjithatë them që edhe përse po shkojmë mirë me vaksinimin, na duhet që së bashku ekspertët e dy institucioneve tona t’i paraqesin Komitetit të Ekspertëve një protokoll të caktuar edhe për vitin 2021, pasi përsëri do të duhet të kemi disa rregulla në zbatimin e këtij sezoni ashtu siç në fakt kishim edhe në vitin e kaluar por pa dyshim ia dolëm që të ishim një sezon i kontrolluar nga pikëpamja e pandemisë”, – tha Klosi.///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë