Sot hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi. Kjo u be e ditur nga kreu i dikasterit te Turizmit Ministri Klosi i cili dekalroi gjate takimit me operatorete tursitike te Durresit:
“Sot deklaroj publikisht nga ky takim i taskforcës që hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi. Parimet do të jenë të njëjta si në vitin 2020. Mund të them me plot gojën që ia dolëm të kishim një sistem shumë efikas, nëpërmjet platformës sonë tashmë publike dhe shumë transparente e-albania”, -tha ministri Klosi.
Klosi deklaroi gjithashtu se do të ketë rregulla që nga siguria e jetës në plazhe, sigurimi i rendit, niveli i zhurmave, muzikës, duke garantuar komoditet për çdo pushues vendas dhe të huaj.
Edhe sezoni turistik 2021 do të ketë një protokoll sa i takon masave anticovid, për të patur një situatë të kontrolluar të COVID-19 gjatë sezonit turistik.///
ME SHUME LAJME
Vëzhgim.”Pika e vogël” e Kumbaros edhe në vëmendjen e medias sociale të fqinjëve
Ksamil. Qendra shëndetësore, shërbime 24/7 për turistët, i shtohen 3 mjekë dhe 6 infermierë
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore