SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Të enjten, Këshilli Bashkiak miraton komisionet e përhershme dhe shqyrton problematikat

Nga Aneta BOHOTINA

Këshilli Bashkiak miraton këtë të enjte, komisionet e përhershme dhe shqyrton problematikat që presin zgjidhje nga vendimarrësit e mandatit të ri.

Ashtu sikurse pritej,, me rëndësi eshte në këtë Mbledhje ësht[ miratimi i P/Vendimit “Për miratimin e komisioneve të përhershëm të Këshillit Bashkiak dhe përbërjen e tyre” si dhe P/Vendimi “Për ngritjen e këshillit artistiko-kulturor dhe miratimin e rregullores së funksionimit dhe financimit të projekteve pranë Bashkisë Sarandë”.

I harruar prej shume vitesh rikthehet në këtë mbledhje komisioni i strehimit .Nj[ P/Vendim “Për ngritjen e komisionit të strehimit” duket se do te vendose ne normalitet problematiken e strehimit dhe te pikëzimeve për të interesuarit.

Një problematike e nisur me vrull dhe e ngecur ne vendnumero që nga mandati i kaluar i ish kryebashkiakut Adrin Gurma eshte edhe P/Vendim “Për krijimin e komisionit këshillimor për emërtimin e pjesëve të territorrit publik ( rrugë,rrugicë,shesh,park etj) dhe shpërblimin e anëtarëve të tij” .

Nndërkaq sipas burieve zyrtare të Këshillit Bashkiak në këët mbledhje pritet te shqyrtohet edhe një Raport mbi mbylljen e vitit shkollor 2022-2023 dhe masat e marra në institucionet arsimore për vitin e ri shkollor 2023-2024 në drejtim të infrastrukturës, ambjenteve dhe stafit./sarandaNews.al///

error: