Kryeministri Edi Rama dha nje dite me pare lajmin se te henen do të nisë vaksinimi antiCOVID, pasi vendi ynë arriti të sigurojë 500 mijë doza vaksina nga kompania Pfizer.
“Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, njoftoi Rama. Më herët ishte dhënë afat për nisjen e vaksinimit java e tretë e janarit, me mbërritjen e dozave të para të vaksinës. Por, duket dozat kanë mbërritur më shpejt, dhe vaksinimi nis nesër.
“Shqipëria buzëqesh” hapet kështu nesër në qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” ku tashmë janë gati 60 postacione.Pritet injektimi i 60 personave në një orë.
“Shqipëria buzëqesh” është fushata shtetërore e humane e vaksinimit falas antiCOVID. Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme, dhe pritet t’u injektohet së pari mjekëve dhe infermierëve. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit