Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi se vendosja e maskave nga qytetarët shqiptarë në ambiente të mbyllura tashmë është e detyrueshme në të gjitha protokollet.
Rakacolli tha se nëse një biznes gjendet pa maska pas inspektimeve, atëherë ai do të jetë objekt penaliteti.
Sa i përket vendosjes së maskave me detyrim ligjor, zv. ministrja zbuloi se diçka e tillë po diskutohet në Komunitetin e Ekspertëve, pasi edhe disa vende në Evropë e kanë vendosur një masë të tillë ligjore.
Mira Rakacolli dha një intervistë për “Tv Klan” ku edhe sqaroi vendimin e fundit të Komitetit Teknik.
Në ambiente të mbyllura duhet të mbajtur patjetër, por gjithsesi dua të theksoj, nuk është se të mbron vetëm maska. Duhet edhe maska, duhet edhe të ruhet distanca fizike. Pra janë që të dyja të domosdoshme. Nëse vendos maskën dhe pastaj shkon në autobus dhe rri ngjitur me dikë tjetër, nuk është se maska të ka mbrojtur 100%.
Unë një ambient të mbyllur do ta vendosja patjetër maskën, por edhe do të ruaja distancën fizike. Nuk do t’i besoja vetëm as njërës as tjetrës.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri