SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Të mërkurën mot i paqëndrueshëm, në zonat malore reshje dëbore

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti pritet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në të gjithë territorin, ndërsa lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash.

Në relievet e larta malore verilindje-lindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga lindja me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare në jug dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër5/14Diell re shi
Kukës3/10Diell re shi
Lezhë5/12Diell re shi
Dibër3/10Diell re shi
Durrës10/16Diell re shi
Tiranë10/18Diell re shi
Elbasan8/16Diell re shi
Berat7/18Diell re shi
Vlorë9/16Diell re shi
Korçë2/11Diell re shi
Gjirokastër5/15Diell re shi
Sarandë10/17Diell re shi
error: