Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Metaksurgjio, në qendër të Athinës. Nga informacionet e para bëhet e ditur se shqiptar është qëlluar rreth orës 22.10 sipas orës lokale, me pistoletë mbas një sherri për mosmarrëveshje ekonomike me një tjetër shtetas shqiptar pohon policia vendase.
Mediat greke shkruajnë se personi i plagosur u dërgua me shenja jete në spitalin Erithros Stavros të kryeqytetit Athinë, ndërkohë që policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorit.Zona Metaksurgjio është arenë e përballjes mes bandave shqiptare dhe përplasjet mes grupeve shqiptare të drogës dhe vjedhjeve janë të shpeshta.
Policia thotë se kohët e fundit në këtë pjesë të Athinës përleshjet mes bandave shqiptare janë të shpeshta me disa të vrarë dhe plagosur.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit