SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Të shtunën reshje shiu në të gjithë vendin, borë në tre qarqe

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet  kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu në të gjithë vendin, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash prej orëve të para të 24 orëshit dhe gjatë gjithë ditës. Në Alpe dhe veri-verilindje mbi 1400-1600 metra dhe juglindje mbi 1500-1700 metra pritet prezencë e reshjeve të dëborës me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e vranësirave të dendura pritet të fitojë shpejtësi deri 15 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër10/14Re shi
Kukës7/11Re shi borë
Lezhë9/14Re shi
Dibër5/10Re shi borë
Durrës10/16Re shi
Tiranë11/17Re shi
Elbasan8/16Re shi
Berat9/17Re shi
Vlorë12/17Re shi
Korçë5/12Re shi borë
Gjirokastër8/15Re shi
Sarandë10/17Re shi
error: