SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tërmeti, Braçe: Një viktimë nga paniku, nuk ka dëme materiale

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe Braçe bëri të ditur se  tërmeti i pas mesnatës u ndje shumë në Lushnjë e Divjakë, fshatrat përreth tyre, por pa shkaktuar dëme materiale nga verifikimet e kryera.

Braçe informoi se tërmeti i parë i ditës së sotme ishte në orën 00:17, me magnitudë 4.3 ballë dhe epiqendër në fshatin Shalës, Elbasan. Ndërkohë një tërmet i dytë e ka pasuar në orën 00:23, me magnitudë 2.6 ballë dhe  epiqendër në fshatin Shalës, Elbasan. Për fat të keq, Braçe informoi se ka një viktimë nga paniku dhe në zhvillim e sipër të aktivitetit sizmik. ” Daniel Rika humbi jetën në përpjekje për të dalë nga banesa. Ngushëllime familjes së tij”, tha Braçe.

“Referuar Institutit të Gjeoshkencës, i vetmi institucion zyrtar për evidentimin dhe matjen e aktivitetit sizmik, nuk ka ndodhur tërmet me magnitudë 4.6 ballë dhe me epiqendër fshatin Dushk në Lushnjë. Referojuni burimeve zyrtare për ngjarje të tilla. Informacioni i pasaktë në të tilla ngjarje është i dëmshëm për të gjithë”, shkruan Braçe në rrjetet sociale. Daniel Rika, 18 vjeç, është gjendur i pajetë në banesë pas lëkundjeve të tërmetit. Ai ka humbur jetën aksidentalisht, pasi, në një gjendje të rëndë psikologjike, i përfshirë edhe nga paniku, ka tentuar të dalë nga banesa, por është rrëzuar nëpër shkallët e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën.

18- vjeçari jetonte me prindërit dhe mësohet se vuante nga problemet e ankthit dhe nga sindroma e autizmit për të cilat edhe kurohej. Familjarët e tij kanë pohuar se Daniel Rika në panik e sipër nga lëkundjet sizmike ka dalë me vrap nga banesa dhe është rrëzuar nga shkallët.///

error: