Ka arritur ne 13 numri i viktima dhe 438 të plagosur nga termeti i sotem ne Turqi.
Misionet e kërkim shpëtimit vazhojnë në 17 ndërtesa të shembura.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdoğan shprehu edhe njëherë keqardhjen dhe dhimbjen e popullit turk për jetë e humbura në tërmetin e sotëm.
Erdogan tha se “Numri i viktimave ka arritur tanimë në 12. Numri i të plagosurve ishte në 438. Midis tyre, 5 nga shtetasit tanë në momentin që flasim po luftojnë me vdekjen në operacione. 8 të tjerë janë në kujdes intensiv”
BE dhe NATO ofruan ndihmë për Turqinë dhe Greqinë ndërsa një tërmet me fuqi 6.6 ballë tronditi rajonin e Egjeut.
“Jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet e tërmetit të fortë që goditi Detin Egje pranë Greqisë dhe Turqisë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë njerëzit e prekur. “ shkroi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Twitter.
Ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, gjithashtu për të treguar mbështetjen e saj.
“Ne po ndjekim nga afër situatën dhe jemi gati të ndihmojmë, në të gjitha mënyrat e mundshme”, shkroi ajo.
Gjithashtu, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se aleanca është e gatshme të ndihmojë “aleatët e saj Greqinë dhe Turqinë”.
“Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi i tërmetit në # Egje. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë të prekurit, ”tha Jens Stoltenberg në Twitter.
Edhe Franca ofroi ndihmë për të dyja vendet.
“Franca qëndron përkrah popujve turq dhe grekë për t’u përballur me këtë dhimbje të tmerrshme. Nëse qeveritë e këtyre vendeve kanë nevojë, ndihma franceze do të dërgohet menjëherë,” shkroi Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në Twitter.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.