Numri i të vdekurve nga tërmeti i Marokut është rritur në 820, me 672 të plagosur, tha televizioni shtetëror i Marokut Al Aoula, duke cituar Ministrinë e Brendshme.
Janë 205 persona në gjendje kritike, shtoi Al Aoula.
Tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 6.8 që goditi Marokun të premten mbrëma është më i keqi që ka parë vendi prej vitesh.
Epiqendra ishte në malet e Atlasit të Lartë, rreth 72 kilometra (44.7 milje) në jugperëndim të Marrakech, një qytet me rreth 840,000 banorë dhe një destinacion popullor turistik.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.