SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Testi i drogës për efektivët, Nano: Duam një polici të pastër, asnjë veprim penalizues

rejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano deklaroi sot se qëllimi i testit të drogës për efektivët e policisë është për të pasur një polici të pastër dhe për të krijuar besueshmëri në raport me komunitetin.

Në një prononcim për gazetarët, Nano tha se “dua që të informoj dhe të mos ketë asnjë keqkuptim. Policia e Shtetit me këto veprime që ka ndërmarrë nuk ka për synim terrorizimin e forcave të policisë. Forcat e policisë kanë mbështetjen time personale dhe të ligjit për punën që kryen”.

“Testi i drogës do të zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara shumë qartë dhe ne nuk do ndërmarrim asnjë veprim penalizues për asnjë person policie pa u bindur plotësisht, për ata punonjës policie që rezultojnë përdorues të lëndëve narkotike. Nuk ka përfunduar testi i drogës, është në fazat e para. Qëllimi ynë është parandalimi në radhë të parë i përdorimit të lëndëve narkotike dhe më pas do vazhdojmë me faza të tjera të testimeve nga institucionet e tjera shtetërore të miratuara që do japin aktin përfundimtar për çdo punonjës policie të testuar”, u shpreh ai.

Nano theksoi se, “duam një polici të pastër dhe kjo bëhet dhe për një arsye tjetër më të fortë, për të krijuar besueshmëri në nivel më të lartë në raport me publikun dhe komunitetin”.

Lidhur me ngjarjet që janë në hetim, Nano tha se, nuk mund të japë asnjë detaj, sepse dëmton hetimin dhe përbëjnë sekret hetimor.

“Ndërsa për personat në kërkim në Dubai, jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare si dhe me Emiratet për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, u shpreh Nano.

I pyetur për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe masat që do të marrë policia, Nano deklaroi se, “Për ditën e nesërme, Policia është gjithmonë në gatishmëri”.

“Policia është e fokusuar gjithmonë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, për të krijuar një ambient sa më të sigurt për të gjithë qytetarët. Policia ka qenë e drejtuar me qasje drejt informacionit dhe inteligjencës. Bazuar në informacionet që do të kemi nga Policia e Shtetit, gjithashtu dhe nga institucionet të tjera ligjzbatuese dhe të inteligjencës do të merren masa”, deklaroi Nano./ata///

error: