SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Testimet janë katërfishuar”/ Manastirliu: Buxhet në dispozicion edhe për testet e shpejta

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u shpreh se “testet e shpejta pritet që të vijnë në vendin tonë, ndërkohë që janë hartuar dhe udhëzimet përkatëse mbi përdorimin e tyre”.

Gjatë një interviste televizive mbrëmjen e së martës, Manastirliu tha se, “qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion buxhet për testet e shpejta. Kemi aplikuar pranë Bashkimit Europian, në instrumentin “Joint Procurement”.“Komiteti i Sigurisë i BE-së, ka vendosur cilat janë testet e validuara dhe për të bërë dhe prokurimin e testeve që kanë specificitetin e lartë, që ne ta kemi këtë test, pra janë 2 testet që janë të validuara, dhe janë të parakualifikuara nga OBSH me të cilën po bashkëpunojmë që përmes prokurimeve të përqendruara do të blejmë edhe testet e shpejta”, tha ministrja.

Manastirliu gjatë bisedës në studio ritheksoi që testimet janë katërfishuar që nga muaji qershor, ndërkohë që tha se që nga sot me vendim të Komitetit të Ekspertëve do të bëhet raportimi edhe i numrit të testeve që kryhen në strukturat private.“Ne në raport me privatët sot testojmë më shumë. Flas për ata që kanë referencë për diagnozë.

Nga sistemi publik ndiqen të gjitha rastet që kanë shenja apo simptoma, por edhe gjurmohen kontaktet e afërta. Ndërkohë që testet që bëhen për depistim, për çështje administrative sigurisht janë më shumë. Sot kemi filluar një raportim, kjo edhe në bazë të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të raportuar të gjithë testet që kryhen në Shqipëri gjatë 24 orëve. Në ditën e sotme ne kemi raportuar rreth 2700 testime të kryera në total”, tha Manastirliu.///atsh.///

error: