Kurorezimi i nje superaksioni te koordinuar te policive italiane e shqiptare qe coi ne arrestimin e 40 narkotrafikanteve nga te dyja brigjet dhe sekuestrimni e nje sasie droge prej 40 milione euro, beri qe sot paradite kreret e prokurorive dhe policive italiane e shqiptare te dilnin nje nje konference te perbashket per mediat ne zyrat qendrore te DIA-s ne Rome.
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka garantuar se “do të hetojmë deri në fund përgjegjësinë e autoriteteve që kanë lejuar trafikun”,
“Operacioni ishte i sukseshëm, u realizua në të njëjtën kohë dhe në mënyrë perfekte. S’jemi kufizuar vetëm në identifikim dhe arrestim, por kemi ngritur akuzë për pastrim të produkteve penale dhe kemi sekestruar një vlerë të madhe të produkteve të penale. Jemi të vendosur se edhe ekipet e tjera që kemi do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm dhe seriozitet. Ajo që të vazhdojmë të bëjmë është se do të hetojmë deri në fund përgjegjësinë e autoriteteve që kanë lejuar trafikun”, tha Kraja nga zyrat qëndrore të DIA-s në Romë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit