SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Transporti ndërqytetas, si do të gjenerohen biletat elektronike

Qeveria ka publikuar vendimin e plotë për heqjen e biletave letër të transportit publik dhe zëvendësimi ne tyre me një sistem elektronik. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, biletat në forma letër ose elektronike për transportin ndërqytetas do të gjenerohen përmes platformës elektronike të dedikuar. Kështu, biletat do të gjenerohen nëpërmjet sistemit E-Transport nga agjencia e transportit ose përmes pajisjeve të transaksionit elektronik të biletimit të cilat do të jenë të instaluara në çdo mjet të transportit rrugor. Po ashtu edhe pajisja për printimin e biletave duhet të jetë e integruar në po të njëjtin sistem elektronik.

Bileta do të ketë në përmbajtjen e saj disa elementë të veçantë për kohën e udhëtimit, çmimin për kilometër, numrin e serisë, datën dhe kohën e nisjes, dëshminë për bagazhin e udhëtarit dhe të dhëna për faturën fiskale. Ato mund të jenë me çmim të parashtypur dhe me mundësi gjenerimi Vendimi do të hyjë në fuqi më datë 1 janar, të vitit 2023.///

error: