Nga Blerim KORE
Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm gjatë viteve të fundit e ka shndërruar Gjirokastrën në promotore të promovimit të këtij sektori në rang kombëtar.

Prefektura e Qarkut Gjirokastër dhe RCDC Albania nën siglën e projektit SMARTiMONY. organizuan PRESS TRIP-in për promovimin dhe prezantimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të zonës së Gjirokastrës.
Sipas organizatorëve, Turi i Mediave është një aktivitet i dedikuar për gazetarë, përfaqësues mediash, blogerë dhe influencues me qëllim përmirësimin e ofertës turistike të Qarkut Gjirokastër. Pjesëmarrësit në këtë tur u njohën me rreth 20 pikat turistike dhe më të vizitueshme të qytetit dhe rrethinave të Gjirokastrës, të treguara mes historive dhe rrëfenjave.
Pjesë e këtij turi ishin vizitat në Muzeun e Armëve, kishën në lagjen “Pazari i Vjetër”, banesat karakteristike të Zekatëve, Skëndulajve, objektet e trashëgimisë kulturore në Libohovë, kishën e Labovës së Kryqit, itin arkeologjik të Adrianopolit, urën mesjetare të Kordhocës, etj.

“Ejani me ne në qytetin e gurtë dhe përjetoni emocionet e rrëfimit ndryshe të qytetit dhe rrethinave”, ishte mesazhi që u përcoll nga pjesëmarrësit, përgjatë organizimeve të këtij turi. Në këto ditë pranvere Gjirokastra po mirëpret vizitorë vendas dhe të huaj duke regjistruar një trend turistik në rritje.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI