SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tre aplikime për centrale diellore me kapacitet 135 MW në Fier, Sarandë dhe Libohovë

Pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë paraqitur tre aplikime të reja për ndërtimin e impianteve fotovoltaike, të cilat parashikohen të zhvillohen pa përfituar nga skemat mbështetëse të shtetit dhe jashtë procedurave koncesionare.

Një nga aplikimet është paraqitur nga shoqëria “I&N ENERGY”, e cila planifikon ndërtimin e një impianti diellor me kapacitet të instaluar 25 MW në zonën e Darëzezës, në Fier. Po ashtu, shoqëria “PARK SOL ENERGY” ka aplikuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet 50 MW në Sarandë.

Aplikimi i tretë është depozituar nga shoqëria “HD SOLAR”, e cila synon realizimin e një centrali diellor me kapacitet të instaluar 60 MW në Njësinë Administrative Qendër Libohovë.

Kapaciteti i ri i instaluar do të arrijë në 135 MW, duke reflektuar interesin në rritje të sektorit privat për zhvillimin e energjisë diellore në Shqipëri, përmes investimeve që mbështeten kryesisht në mekanizmat e tregut.

Edhe pse energjia diellore vijon të zërë një peshë ende modeste në strukturën e përgjithshme të prodhimit të energjisë, kontributi i saj ka ardhur duke u rritur.

Të dhënat zyrtare për tremujorin e tretë të vitit tregojnë se rreth 29% e energjisë së prodhuar në vend, ose 311.397 MWh ka ardhur nga centralet diellore, ku pjesën më të madhe e ka dhënë ai i Karavastasë,  me mbi gjysmën e prodhimit kombëtar të energjisë diellore. (Arlinda GJONAJ).///

error: