Policia ka gjobitur 1825 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat anti-covid. Gjobat, 30 mijë Lekë të vjetra per secilin, janë vendosur gjatë fundjavës në të gjithë vendin.
Gjithashtu, janë konstatuar 13 lokale në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë.
Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e policisë në të gjithë vendin 15 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë./atsh///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota