Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim njoftoi sot se ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama.
Ambasadorja Kim shprehet në një postim se në takim ka diskutuar me Kryeministrin mbi progresin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Sot zhvillova një bisedë të shkëlqyer me kryeministrin Edi Rama ku rishikuam progresin e fundit në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe diskutuam mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë për Demokracinë, Mbrojtjen dhe Biznesin. Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!) në rrugën e partneritetit tonë”, shprehet ambasadorja amerikane Yuri Kim në postimin e saj.///ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI