SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“trimi” shqiptar në Greqi, që për dy vite mbajti peng dhe dhunonte gruan e tij

Zbulohet identiteti i 28-vjeçarit, i cili mbajti të burgosur për dy vite dhe dhunoi barbarisht bashkëshorten e tij 22-vjeçare në Greqi.

Autori quhet Aurel Kurti dhe është nga fshati Gurre i Klosit. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, bashkëshorti i saj, 28-vjeçari shqiptar e dhunonte barbarisht për shkak të gjinisë së fëmijës së tyre. Më konkretisht çifti ka një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë. Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi, shkruajnë mediat greke.

Skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes më 21 shtator, kur fqinjët janë mobilizuar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tij. Siç u mësua, atë natë 28-vjeçari, pas dhunës së rritje e ka kapur nga qafa të renë dhe ka tentuar ta mbysë, ndërsa nga këqyrja e mëpasshme e gruas vërtet janë konstatuar shenja mbytjeje. Aktualisht i riu është arrestuar, ndërsa nëna dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.///

error: