SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

TUNELI I JUGUT- Drejt përfundimit tuneli i Skërficës, nyje lidhëse e rrugës Kardhiq-Delvinë-Sarandë

Tuneli i Skërficës, ose “Tuneli i jugut:”eshte drejt përfundimit. Edhe 30 METRA dhe te dy krahet e tunelit bashkohen!

Kjo u be e ditur sot zyrtarisht nga Ministrja e Infrastruktures dhe Eneregjetikes, Belinda Balluku gjate shoqerimit qe i beri Kryeministrit Edi Rama ne turin e ketij te fundit , ne veprat infrastrukturore dhe turistike te hapesires Tepelene-Gjirokaster-Delvine.(Video: Nga ATSH)

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, inspektuan ecurinë e punimeve për ndërtimin e tunelit të Skërficës dhe nyjes lidhëse të rrugës Kardhiq-Delvinë, ku po punohet intensivisht për përfundimin brenda afateve, sipas standardeve më të larta.Rama u shpreh se “përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”.

Kryeministri vuri në dukje se, e rëndësishme është përmbyllja e të gjithë rrjetit të projekteve rrugore për Gjirokastrën, Tepelenën, Përmetin, Ersekën e Korçën dhe sezonin e ardhshme të kemi një platformë krejt tjetër turistike dhe padiskutim edhe nga pikëpamja ekonomike. “Investimet dhe të gjitha ndërhyrjet masive që po ndërmarrim do të sjellin investime në agroturizëm, blegtori, bujqësi dhe krijojnë një perspektivë të sigurt të zonës, pa llogaritur këtu Rilindjen e zonave Urbane që bëhen të aksesueshme gjithë e më shumë nga vizitorë dhe turistë”- deklaroi Rama.

error: