SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Turistët shijojnë Shqipërinë edhe në tetor, Rama publikon pamjet nga bregdeti i Sarandës

Fluksi i turistëve po e shoqëron bregdetin e jugut edhe në mes të muajit tetor.

Favorizuar edhe nga temperaturat e larta në vend, qyteti i Sarandës vijon që të mirëpresë turistë, të cilët kanë zgjedhur që të shijojnë plazhet mahnitëse të qytetit.

Kryeministri Rama ka ndarë pamje nga bregdeti i Sarandës, ku pushues të shumtë këtë të diel po marrin rreze dielli dhe po shijojnë bregdetin jonian.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njoftoi një ditë më parë (12 tetor) se në 9-mujorin e parë të vitit 2024 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” u përpunuan 8 250 000 pasagjerë, ose 53.7% më shumë se një vit më parë.

Në konferencën e organizuar në përmbylljen e sezonit turistik veror 2024, Balluku vlerësoi se flukset e turistëve ishin të paparashikueshme dhe kanë tejkakuar pritshmëritë e vendosura në fillim të vitit.

Balluku tha se parashikimet për numrin e pasagjerëve deri në fund të vitit janë 10.4 milionë pasagjerë, ndërsa shprehu bindjen se edhe kjo shifër do të tejkalohet.(Marseda Qefalia)

error: