SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Turizmi i aventurës, guidat hiking trajnohen për rritjen e sigurisë

 Shqipëria është kthyer tashmë,  në një vend turistik me potenciale në shumë drejtime, ndërsa së fundi po spikat edhe turizmi i aventurës, falë bukurive natyrore dhe pozitës gjeografike me reliev gjithëpërfshirës (lumenj, kodrina, kanione, male, lugina etj).

Gjatë muajit qershor, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit projekti i GIZ-it për “Rritjen e aftësive mbi sigurinë dhe menaxhimin e rrezikut në Destinacionet e Turizmit të Aventurës” mbajti një trajnim 4-ditor mbi Menaxhimin e Riskut dhe Rritjen e Sigurisë në Industrinë e Turizmit Malor.

Objektivi kryesor i këtij trajnimi ishte rifreskimi dhe rritja e njohurive mbi sigurinë dhe menaxhimin e riskut në terren për të gjithë ata që punojnë si guida turistike në turet hiking dhe për aktorët e turizmit malor, si një mjet për ta bërë industrinë e turizmit të aventurës më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

Ky aktivitet përfshiu mbi 20 guida turistike që operojnë në sektorin hiking, dhe të aventuar ku së fundi dhe interesi i turistëve vendas dhe të huaj në këtë drejtim turizmi, është rritur ndjeshëm.

Ndërsa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka një kalendar dhe plan të qartë për turizmin aventuror, në të gjithë territorin nga bregdeti, deri te pjesët më të thella të vendit.///

error: