SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Fytyra e turizmit në vitin 2023, Gjendja e rrugës “Riviera” që të çon në plazhet më të njohura të Ksamilit

Fotot janë shkrepur këto ditë prilli. Më pak se dy muaj larg nisjes së sezonit turistik, gjendja e rrugës është pak të thuash SKANDALOZE. Kjo rrugë që degradohet çdo vit dhe nuk ka asnjë lloj mirëmbajtjeje, po zhgënjen çdo vit turistët.

Në këtë rrugë ka biznese serioze hotelerie por nuk mjafton pasi investimet publike mungojnë tërësisht. Një zonë e lënë në harresë prej vitesh. Siç shihet asfalti është çarë dhe për kapakë pusetash as që bëhet fjalë.

Banorëve u vjen turp të mirëpresin turistë në këtë gjendje a thua se është një zonë e botës së tretë. Kjo rrugë të çon në disa nga plazhet më të njohura të Ksamilit si Pema e Thatë, Arameras etj por edhe kjo nuk mjafton që të vihet dorë.

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Sarandë dhe Ministrisë së Turizmit të shohë këtë problematikë që po bëhet një gangrenë e shëmtuar për turizmin shqiptar.

Marr nga “JOQ”

error: