SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Turqi – Një grua dhe dy fëmijë shpëtohen pas 228 orësh nën rrënoja

 Një grua dhe dy fëmijë u nxorën të gjallë pas 228 orësh nën rrënoja në Antioki, një nga qytetet më të goditura nga tërmeti, në Turqi.Nëna dhe fëmijët u dërguan me ambulancë në spital.

Në qytetin Hatay vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaras.

Një tërmet me magnitudë 7.9 ballë goditi javën e kaluar Turqinë juglindore.

Menjëherë pas tërmetit me magnitudë 6.7 ballë, një tërmet i dytë i madh 7.5 ballë goditi rajonin mëngjesin e nesërm. Tërmeti shkatërroi banesat dhe qytetet në Turqi dhe Siri.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Liban dhe Qipro. Tërmeti shkaktoi deri në 28 lëkundje të njëpasnjëshme me intensitet të madh dhe  magnitudë më të madhe se 4./ATSH-ANSA-AA///

error: