SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një 67-vjeçar, i cili po udhëtonte me tragetin e linjës Korfuz–Sarandë, për të festuar festat e fundvitit me familjen, u sëmur gjatë rrugës.

Me të mbërritur trageti në Sarandë, menjëherë 67 vjeçari u transportua një ditë më parë në spitalin e Sarandës.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës bëhet me dije se 67 vjeçari Ndue Gjoka, banor i Shkodrës por prej vitesh emigrant në Greqi, kishte probleme me aortën në zemër, pra Disekatio aorte, dhe pas ndihmës së parë në këtë spital është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Burimet thane se Gjoka eshte ne kujdesin e mjekeve të QSUT ///

error: