SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

U zhvillua aktiviteti “Rinia Sarandë”

Sot në shltitoren “Naim Frasheri” të Sarandës u organizua veprimtaria kombëtare e titulluar “Rinia Sarandë” një lloj pajairi i veçante ku u afishuan prezantime nga subjekte të ndryshme .

Me kete rast në një varg stendash u prezantuan disa mundësi lokale dhe kombëtare arsimimi, trajnimi dhe profesionalizimi, nga subjekte lokale e kombëtare me fokus informimin e te rinjve drejt arsimimit cilësor profesional.

Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi i shoqëruar nga homologet e tij te bashkive Delvine dhe Konispol mirëseardhi në këtë event kombëtar , Bora Muzhaqi dhe zyrtare te tjerë nga kjo Ministri dhe dikastere te tjerë.

Ishte i pranishem në këtë aktivitete edhe deputeti dhe sekretari politik i PS për Qarkun e Vlorës Bledi Klosi si dhe deputeti i Sarandës, NIko Kuri.

Aktiviteti “Rinia Sarandë” u përshëndet nga Ministrja Bora Muzhaqi si dhe Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi, të cilët falënderuan subjektet pjesëmarrëse për paraqitjejn dinjitoze ne këtë event me vlera kombëtare, i pari i këtij lloji ne Sarandë.

 Eventi risillet si format për t’u afruar me grupe të reja rinore dhe për të mundësuar bashkëpunime të tjera me aktorët dhe institucionet lokale.//sarandaNews.al///

error: