SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Udhërrëfyesit turistikë me certifikime pa afat, Kumbaro: Lehtësojmë burokracitë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u takua me një përfaqësi të udhërrëfyesve turistikë për shpërndarjen e 700 certifikatave të rinovuara pa afat, me qëllim lehtësimin e burokracive dhe për t’iu përgjigjur më mirë kërkesës së këtyre profesioneve në industrinë e turizmit, që gjatë katër viteve të fundit është rritur pothuajse tetë herë.

“Kemi sot në total 932 udhërrëfyes të certifikuar, nga të cilët, 112 udhërrëfyes të specialitetit të veçantë, 691 udhërrëfyes turistikë kombëtarë dhe 120 udhërrëfyes lokalë. E gjitha kjo trupë, që është shtuar gati tetë herë në katër vitet e fundit, tregon se ka një treg shumë interesant që ka gjeneruar punësim dhe aktivitete për zinxhirin e ekonomisë”, u shpreh Kumbaro.

Një vendim i tillë, sipas ministres Kumbaro, krijon një mjedis më atraktiv për të rinjtë që duan të ndërtojnë një karrierë në turizëm dhe promovojnë vlerat e natyrës, ekoturizmin dhe turizmin e zonave të mbrojtura.

“Nga dy, u bë në pesë vite afati i certifikatave të udhërrëfyesve dhe në këtë pikë ku flasim për industri, nuk ka kuptim që udhërrëfyesit t’i hyjnë burokracive për të rinovuar certifikatat. Nuk kanë më nevojë të rinovojnë periodikisht certifikatat. Kjo ka qenë një kërkesë e sektorit. Sot kurorëzojmë dhënien e 700 certifikatave pa afat, që i keni merituar falë punës suaj.”

Gjatë këtij takimi, ministrja Kumbaro u shpreh gjithashtu se sot janë 15 qendra të akredituara që ofrojnë programe trajnimi për formimin e udhërrëfyesve turistikë kombëtarë, lokalë dhe të specialiteteve të veçanta.(Klodi SARAÇINI).///

error: