Ukraina është e gatshme të nisë fluturimet e dedikuara turistike drejt Shqipërisë më 2 qershor.
Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili zhvilloi një videokonferencë me zv.ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Vasyl Bodnar.
“Në videokonferencë me zv.ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Vasyl Bodnar, i ngarkuar për bisedime dypalëshe për hapjen e kufijve për fluturime të dedikuara, charter, i cili shprehu gatishmërinë të nisë me vendin tonë, fluturimet e dedikuara turistike më 2 qershor”, tha Klosi.
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.