Nga Elida Buçpapa/
të largësuar
kemi qenë
edhe kur midis
kishim
ad literam
afërsi
kur askush
s’e njihte
distancën covid
1 deri 2 metra
largësi
tani që largësia
është
vizuale
kemi kuptuar
se po aq larg
kemi qenë sosh
edhe kur shtrëngonim
me njëri-tjetrin duart
edhe kur përqafoheshim
bosh
tani jemi
tekstualisht
ata që deshëm
nga njëra anë e trotuarit
tek tjetra
nën maska
mund të ngërdheshemi
sa të duam
për t’u mbrojtur
nga njëri-tjetri
mund të bërtasim
me një zë
hej kujdes
larg meje qendro
as nuk të afrohem
as mos m’u afro
shtirja sot
vishet me rroba
prej malli
për rërën e plazheve
të vjetshëm
bagazhet
çmenden të fluturojnë
nëpër qiejtë
me linjat e lira
të EasyJeteve
ne paskemi mall
për kohën
kur afroheshim
përqafoheshim
e putheshim
artificialisht
me buzë silikoni
si njerëz
me trup e shpirt betoni
nën çadrën e qiellit
prej letre
me diell të vizatuar
në murale grafiti
si mizë
i vërtetë ishte
dhe mbeti
vetëm
deti i hipokrizisë
kjo do të thotë
se do të mbesim
më të largët
se qytetet
me relievin
në midis
tashmë të njëjtësuar
me njësinë matëse
Covid
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.