Nga Dr.As. Proko BITRI
-Në vëmëndje të studjuesit, zotit Pirro Naçi nga Saranda në kurbetin oksidental dhe të arkitektit sarandiot, Spiro Kosta, po aty. –
Të nderuar miq sarandiotë në perëndim!
Megjithëse sezonit veror turistik edhe këtu në qytetin tuaj të lindjes, ka mbetur pas dhe, kemi hyrë në pjesën e dytë të tetorit 2022; ca gjëra (të vockla fare) ende kanë ngecur në imazhin atraktiv të Sarandës.
Tek ajo që quhet rëndom nga specialistët si ‘skulptura e parkut’ e kemi fjalën këtë radhë. Është e vërtetë se Saranda, nga një pauz e gjatë prej dekadash në pasurimin e hapësirave publike me skulpturën e parkut; kaloi në një ‘fazë të begatë’këtë dekadën e fundit të lulzimit demokratik dhe, sheshe e lulishte, u mbushën me buste, shtatore, e të tjera kësisoj, falë vizionit estetik të këshillave artistike;, por gjithmonë tek-tuk; po harrojmë të mirëmbajmë ato që ju latë pas ju këtu, kur morrët rrugën e mërgimit të madh.
Edhe kur temperaturat arritën 40 gradë mbi zero këtë behar turistik; të bëntë përshtypje sesi të moshuarit instinktivisht rrethonin për të marrë pak fresk nga stërkalat e Shatërvanit të madh (pa pikë uji) mbi sheshin kryesor të qytetit që na e la kujtim-dhuratë Fatos Nano,(SHOKU Fatos) ish Kryeministër një herë e një kohë, tok me kinemanë verore atë stinë elektorale të nxehtë kur kandidoi si deputet në Sarandë.
Nano vërte iku po, Shatërvani për fat, mbeti dhe, njërëzia i gëzohen edhe sot e gjithë ditën në parkun te ish Komiteti, që, i vunë emrin aq të rrallë në ish kampin e Lindjes: “Miqësia”.
Temperaturat rriteshin, por pikë uji në shatërvan nuk rridhte. Ishin tharë burimet për shkak të konsumit të madh të ujit në bumit turistik,- na tha një burim në bashki që nuk donte të identifikohej…

Dhe e mbajtnë fjalën .Iku vapa në shtator e tetor dhe, e lëshuan ujit të Shatërvani i madh te “Miqësia”. Të mshuarit e ngratë po edhe fëmijët e turistet i mbetur, i gëzohen stërkalave që lodrojnë me vija uji në ajër, sa nga drejtimi i deti dhe Bashksië, aq edhe nga 15 Katëshi dhe ish Dega, sot Zjarrëfikëset.
Por Pirro i dashur dhe ti arkitekti ynë fjalëpak, Kosta, që keni vrarë gjunjtë kur ishit fëmijë, për të ngrënë frakofiq e gjëmbosur gishtat; që nga Centrali, të Zadra, të feneri, Pllakat e më tej; duhët ta dini se edhe tani, ai shtaërvani i vogël poshtë te bulevardi me emrin e madh të Hasan Tahsinit, me ato dy kërmijtë e mëdhenj e simbolet e botës ujore që ka mbetur në kujtesën e disa brezave; vazhdon të ketë pamjen e tharë të tokave në shkretëtirë….
-More, -i thoshte një ditë një pensionist shokut të tij pasi zbritën nga Polivalentja e të Moshuarve të Bashkisë, ( nga ish shtëpia e oficerëve); ku sot, këta të bashkisë po bëjnë ca punë të mira këto ditë:
-Pse qënka tharë deri në rrëzë ky shatërvai i bukur këtu anës së detit, mo Stillo?..
-A kan’ ujë ato burime, thuaj??!- ia ktheu tjetri i spoardhur nga Athina duke tundur në ajër një palë tespie argjendi në dorë.-Apo iu mbarua uji Rilindjes tënde, mo?- e ngacmoi ky si i djathtë medemek. -Nuku ka kaluar, kësj ane këto kohë Krietari, mo? Ta shohë? Apo ai i Gjati fare i Tiranës, Steka? Pa e di unë si lëvizin gjërat më pastaj….
Po sa të vini ju të oksidentit në vendlindje, Pirro Naçi, gjërat do të jenë rregulluar e zbukuruar edhe në aspektin e skulpturës së parkut si më të vockëlat e këtij mjedisi dhe këtij vizioni në vezullim e sipër…///sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.