Një automjet brenda territorit të Butrintit pak javë më parë, u bë lajm si pasojë e një denoncimi kulturor që më pas do ishte edhe politik.
Më saktë, ishte Forumi për Trashëgimi që e cilësoi si një “skandal”, me pretendimin se automjeti ishte i atyre që posedojnë lokalin e diskutueshëm brenda parkut arkeologjik. Dhe ky “skandal” iu faturua ministres Kumbaro. Dhe kjo u përcoll dhe nga deputetja demokrate Ina Zhupa, e angazhuar me kundërshtimin e dhënies së Butrintit me koncension te amerikanët.
Por kolegu i kësaj të fundit, ministri Gonxhe, e destruktoi në parlament këtë pretendim, duke pohuar se kujt në të vërtetë i përkiste automjeti.
“Makina e Dhimitër Çondit që po shkon për gjetjet arkeologjike….E bëtë që ishte biznesin i Kumbaros!”, tha Gonxhe.
Pas kësaj përgjigjeje, deputetja e Sarandës Ina Zhupa:
“S’më intereson e kujt është makina, por po parkon në rrënojat e qytetit antik të Butrintit!”. /tesheshi.com///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.