SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VËZHGIM: Finiq, Sarandë. Përfundimi i riasfaltimit të rrugës Krane-Qafë Botë dhe Krane-Ura e Gajdarit, te “bishti i urës!”

Nga Anastasia SIMATATI

Nisja dhe bitisja e punimeve për riasfaltimin e akseve rrugore Krane-Qafë Botë dhe Krane-Ura e Gajdarit, tashmë për opinionin publik dhe banorët e rajoneve në territoret e bashkive, Finiq, Konispol, Sarandë e më gjerë, ka muaj e muaj që është kthyer në një ‘legjendë’.

Por më saktë se kaq, pamja është më drastike falë shpërfilljes dhe injorimit të çdo afati për nisje apo rinisje punimesh në terren.

Ndërkaq, kilometrat e rrugës së gërryer dhe mbetur ‘rrugës’ në Livadhja e më tej, në Vagalat e më tej, i vuajnë përdoruesit e rrugës nacionale e, në radhë të parë, banorët e bashkive të mësipërme.

Mirëpo deri më sot, askush nuk e ka vënë ujët në zjarr nga asnjë administratë bashkish të mësipërme të kërkojnë arsyet e zvarritjeve të punimeve.

I vetmi aks rrugor ku sot po punohet është aksi Ura e Gajdarit-Qafa e Gjinos (segmenti Gajdar-Shijan).

Sa për ksin Ura e Kranesë-Ura e Gajdarit nuk ështe hedhur asnjë lopatë.

(Por asnjë punim nuk shikon sot!)

Më interesante është tabela e vendosur pranë Urës së Kranesë .

Kjo sinjlaistikë ka disa të dhëna bazike por askund nuk të kap syri afatin e fillimit dhe të përfundimit të këtij investimi të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore në jugperendim të Shqipërisë.///

error: