Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shëndëlli, ku një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shëndëlli, ku një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të para, fëmija është pickuar nga bletët dhe ka vrapuar duke rënë në një kanal me ujë. Pasi është vërë re nga të afërmit është nxjerrë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI