Nga Anastasis SIMATATI
Dy fshatra skajore të Bashkisë Finiq: Leshnica e Poshtme dhe Leshnica e Sipërme janë pa shërbim shëndetësor.
Kartërat, domethënë dokumentat e institucioneve përkatëse shëndetësore ne Sarandë dhe më tej akoma, në Vlorë në nivel Qarku, thonë se gjithandej ka shërbim shëndetësor, me infermierë, mjekë, e të tjera e të tjera.
Por realiteti thotë ndryshe.
Godina e qendrës shëndetësore në Leshnicën e Poshtme, psh, nuk mungon. Madje ajo është në pozicionin e dikurshëm, te qendra e fshatit me pesë mëhalla: Billo, Licat, Halopuli, Simatat, Koçat dhe Leskovec.
E pyesim 97 vjeçaren Hareti Kashara, (që jeton e vetmuar) nëse ka kaluar ndonjëherë nga shtëpia e saj, ndonjë infermier apo doktor?
-Jo, more xhani!-thotë me e moshuara ndoshta në të 58 fshatrat e bashkisë Finiq.
-Po ndonjë doktor, për ndonjë vizitë?
-Oqi, more xhani!-thotë më e moçmja e krejt Finiqit.
Në Leshnicën e Poshtme takojmë edhe një tjetër pensionist, Anesti Miçin.
I bëjmë të njejtat pyetje.
-Nuk kemi parë ndonjë infermier ose infermiere kësaj ane,-tregon Anesti.
-Sa për doktor, mos bëni shaka, ju lutem!-thote me ironi bashkëfolësi, duke i dhënë të drejtë Mana Aretisë, 97 vjeçare.
Shkuam pas kësaj te qendra shendetësore. E kishin mbuluar ferrat edhe drizat, të ngratën Qendër! –

Godina ishte një ndërtesë dy katëshe, me strukturë të bukur, solide, por që ‘qante’për zot!
Si ka mundësi, menduam që ta kenë katandisur në këtë farë feje këtë institucion shëndetësor në një fshat dukur me emër të madh që ka nxjerrë dhjetra e dhjetra mësues, mjekë, inxhinierë, etj.,?

Por për ata të moshuar që jetojnë ende në të pesë lagjet e fshatit, kush e vë dorën në zemër, t’u ofrojë një shërbim shëndetësor minimal? (Sepse, në bordero për këtë shërbim të mungur, doemos që dikush e vë firmën te një rrogë!)
Ndaj, edhe sot më 21 dhjetor 2023, të moshuarit e Leshnicës që kanë nevojë për një shërbim shëndetësor sado minimal, i shikon me një shkop në dorë te pragu i derës, dhe, me sytë nga qielli dhe mali i Shtugarës, i zbardhur nga bora e re dhe thëllimi dimëror që sapo ka nisur egërsimin.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll