SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VËZHGIM. Në Syrin e Kaltër, “shkelet njeri sy” dhe lejohen të shkelet me këmbë, ndalimi për t’u larë te burimi.

Nga Lindita MATOMARAJ

Ekzaltimi i Ministres së Turizmit , zonjës Kumbaro mbi rritjen e numrit te turistëve qe frekuentuan Syrin e Kaltër gjatë kësaj periudhe verore është i natyrshëm.

Kumbaro tha se përgjatë gjithë muajit gusht parku natyror “Syri i Kaltër” ka mirëpritur mbi 78 mijë vizitorë.

Syri i Kaltër i konsideruar si një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë, si dhe perlë të turizmit veror gjendet pranë fshatit Muzinë, pranë Rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.

POR, strukturat vartëse e këtij Dikasteri nuk e dine apo, bëjnë sikur nuk e dijnë se, sot e githë ditën në Burimin e Syrit të Kaltër çdo ditë injorohet rregulli i Parkut Natyror i shkruar edhe ne tabela sinjalistike dhe po lejohen turistet të zhyten në ujërat e kësaj pasurie unikale gjeonatyrore!

PO, e nderuar, zonja Kumbaro; në Syrin e Kaltër, çdo ditë “shkelet njeri sy” dhe lejohen të shkelet me këmbë, ndalimi për t’u larë te burimi./sarandaNews.al///

error: