SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VËZHGIM: Parkimet. Bashkia përgjigjet shpejt kundër ‘epidemisë’së pushtimit të hapësirave publike

-Ndërsa redaksia e SARANDANEWS.AL po përgatiste për botim një Foto-Vëzhgim mbi ‘epideminë’ e pushtimit të hapësirave publike për parkime automjetesh, duke iu referuar precedentit të rrugës “Katina Papa”, Lagjja Nr.4 (Koder), ku disa persona kishin montuar mbi asfalt, bariera tubosh metalike me çelës për parkim; u mendua që një foto të tillë t’ia nisnim Bashkisë, në strukturat përkatëse të saj për të vepruar.

FOTO: DJE…

Pikërisht sot, kur Vëzhgimi do të botohej me SHËNIMIN: “Ja, sesi po e zgjidh në mënyrë novative problemin e parkimeve publike Bashkia e Sarandës, një ditë para Konferencës për Turizmin e Integruar;

një telefonatë mberriti nga drejtori i sapoemëruar i strukturës së përbashkët IVMT dhe Policisë Bashkiake, z. Gëzim Allkushi:

“Zotërinj, ju faleminderit për sinjalizimin në kohë.

FOTO: SOT ( 08.05.2022 )

FOTO: SOT ( 08.05.2022 )

Ju njoftojmë se barierat e vendosura pa asnje lloj kriteri ligjor, janë largar nga rruga publike “Katina Papa” dhe ndaj personave që do të tentojnë të uzurpojnë perseri, edhe një pëllëmbë nga parkimi publik, do të veprojë forca e ligjit!”konfirmoi sot zoti Allkushi.

Redaksia dërgoi sërish gazetarët për verifikim në terren dhe pohimet e zotit Allkushi, rezultuan se ishin plotësisht të vërteta, çka konfirmohen edhe nga fotot .

Ne fakt, kjo, eshte Policia (Bashkiake) që duam, ne Sarandë. /SARANDANEWS.AL///

error: