SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VËZHGIM.Parku i Butrintit. Menaxhimi i ri: Lamtumirë, e diela e fundit e muajit falas! PA BULETO, ASNJË METRO!

Nga Kalan KALIVOI

Menaxhimi i ri i Parkut Kombëtar të Butrintit, aq i debatuar deri ne Parlament, duket se i ka dhënë ” frutet” e para për qytetarët shqiptarë.

Në 6 maj banorja e Sarandës Lida Kaçi iu drejtua faqes zyrtare në fb të Parkut dhe, në përgjigje të pyetjes: E diela e fundit e muajit vazhdon falas per ne qytetaret e Sarandes !? Merr konfirmimin zyrtar nga Parku Kombëtar i Butrintit:

“Po, e diela e fundit e muajit është falas për të gjithë shtetasit shqiptarë.”

Sipas këtij rregulli, të vendosur vite më parë edhe me bekimin e Ministrisë së Kulturës, qytetarët shqiptarë duan ta frekuentojnë këtë pasuri të UNESCO-s si deri tani, edhe të dielën e fundit të çdo muaji.

Por JO! -thonë menazherët e rinj të Parkut Kombëtar të Butrintit. JO, Zonja dhe Zotërinj. Domethënë, sipas fjalës së vjetër: HARRO MUSHKË VALARENË SE ALI PASHËN E PRENË!

Të dielën e fundit të muajit nëntor qytetarët sarandiotël Th.TH dhe M.TH. u paraqitën te porta kryesore e Butrintit për të frekuentuar mrekullitë e Qytetit antik. Por STOP! Pa bileta nuk nuk ka hyrje!.

Po është e diela e fundit e muajit, more zotëri!

Unë kam urdhër të presë bileta!”-ishte komunikimi lakonik i biletaprerësit të devotshëm pa bërë asnjë sqarim mbi ndryshimin e nje rregulli zyrtar .

Mësuam se drejtuesi i deridjeshëm i Parkut, Andi Bello, nuk është më, në këtë pozicion dhe, në të shkruarat publike të Ministrisë dhe Parkut, nuk gjen ndonjë info zyrtare për ndryshimin e drejtuesit.

U përpoqëm të kontaktojmë me drejtuesen e re të Parkut Kombëtar, e cila jeton në Gjirokastër. Mësuam edhe numrin e telefonit të drejtoreshës Dorina MUHO. “Por askush nuk e ngrinte telefonin!,- na thanë disa vizitorë të tjerë nga Saranda dhe Përmeti.

Eh, more qytetarë sarandiotë, ju vërtet e dini thënien për Hanit e Valaresë (në Gjirokastër) por mos harroni atë thënien e ustai të moçëm sarandiot të linjës së autobusit Sarandë-Ballsh-Tiranë. Kjo, për të dielën e fundit të çco muaji që vjen:

PA BULETO, ASNJË METRO!/sarandaNews.al///

error: