SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

OPINION: Plazhi i Pllakave në Sarandë, “Monument Natyre” tani, i kanosur edhe nga shteti!.

Nga Shkëlqim SELMANI ( Specialist për mbrojtjen e mjedisit. dhe sigurinë (Agjencia AJMMI) –

Për rëndësinë, bukurinë e “Plazhit të Pllakave” në Sarandë kanë shkruar e folur dhe më parë, se ai Plazh ka qënë aty prej mijëra vitesh. Ai nuk është ndërtuar nga njeriu, por nga natyra dhe me të drejtë, pas marrëzisë të vitit 1997 që solli anarki dhe paligjshmëri, sidomos në fushën e zaptimeve dhe ndërtimeve buzë detit, me VKM të vitit 2002, Plazhi i Pllakave në Sarandë u fut në Listën e Monumenteve të Natyrës të mbrojtura nga shteti.

Ky vendim i qeverisë; u prit mirë nga ambientalistët dhe nga qytetarët e Sarandës, që ishin larë e rritur në atë plazh me pllaka të lëmuara dhe me një det të kristaltë. Të paktën diçka kishte ngelur, 120 metra linear pllaka, siç i kishte bërë natyra mëmë.

Kjo pjesë e mbetur duhej mbrojtur me çdo kusht dhe ky vendim i qeverisë jepte shanse dhe krijonte siguri që Plazhi I Pllakave të mos ngelej kujtim e nostalgji.

Por, në Shqipërinë tone të çoroditur, herë pas here, ndodhin çudira dhe në mars të vitit 2021, 20 vite më pas, me propozim të Ministrisë së Kulturës, Plazhi i Pllakave, hiqet nga lista e Monumenteve të Natyrës ?!

Të jetë kjo një lapsus, një lajthitje pranverore apo një vendim i paramenduar për interesa qeveritarësh dhe oligarkësh ?! Sido që të jetë kjo nuk duhet lejuar të ndodhë !

Kur u mor ky vendim antinatyrë, antikulturë dhe antiturizëm, shumë ambientalistë dhe qytetarë u shqetësuan dhe menjëherë reaguan : “Janë nxituar në marrjen e këtij vendimi dhe është bërë gabim heqja nga monument i natyrës i këtij plazhi antik dhe shumë i veçantë.

E vërtetë që Pllakat e Sarandës, si monument natyre, janë tkurrur gjatë trazicionit, por në fund të fundit, nuk janë zhdukur krejt. Kemi 120 metër linear të pa prekura, falë edhe disa qytetarëve të përgjegjshëm që kanë bërë ndërtime në kët zonë, kjo është zona ku jemi ne sot dhe territori i pllakave, është prezent”, tha në një intervistë drejtuesi Agjencisë, “AJMMI”(Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias,Informacionit) , Shkëlqim Hajno, i cili kërkon nga Ministria e Mjedisit rikthimin e “Pllakave të Sarandës” në Listën e Monumenteve të Natyrës, pasi heqja e mbrojtjes ligjore e rrezikon këtë pasuri gjeonatyrore kombëtare nga ndërtimet dhe ndërhyrjet e paligjshme.

I pyetur nga revista “URATe Mjedisit për këtë ai tha: ”Ne, si Agjenci AJMMI do të bëjmë një kërkesë bazuar në studime që ta rikthejnë në listën e monumenteve të natyrës këtë Plazh.

Plazhi i Pllakave të Sarandës përveç se një monument i jashtëzakonshëm natyre është edhe histori dhe nostalgji për breza të tërë qytetarësh sarandiotë, por edhe të huajsh që rastësia e jetës i ka sjellë në këtë qytet.

uS

Për kuriozitet po përmendim disa fakte interesante, që në këtë plazh të virgjër natyror ekzistojnë foto se kanë bërë plazh ushtarë francezë e austrohungarezë që në luftën e pare botërore, italianë që drejtonin punimet e rrugës Sarandë – Butrint në vitin 1937, inxhinierë e teknikë çekë që kishin ardhur për hapjen e Kanalit të Çukës nga viti 1967 e plot të tjerë, por mbi të gjitha ky Plazh ka qënë dhe mbetet pasiuri natyrore e shpirtërore e qytetarëve të Sarandës dhe sot është një atraksion i shkëlqyer turistik, ndaj nuk duhet prekur dhe duhet mbrojtur me çdo çmim, duke e riparë një vendim të padrejtë.

Disa vite më parë, duke parë se publiku vendas po edhe ai i huajt që frekuenton Sarandën dhe plazhet e saj, nuk kishin asnjë dijeni mbi ekzistencën e një pjese nga Plazhi i mbetur i Pllakeve në lagjen nr.4; si një plazh me status publik;kjo situatë bëri që Agjencia AJMMI të porosiste dy tabela me sinjliastikë për publikun ku te lexohej qartë statusi publik i Plazhit të Pllakave. Njera nga tabelat, me ndihmen e ndërmarrjes së Shërbimeve Pubike të bashkisë Sarandë dhe me kujdesin e drejtuesit të saj, z. Rustem Duka, u instalua pikërisht te Pllakat ndërsa tjetra, ne trotuarin e unazës së kodrës (rruga “M.Hoxha”) për të orientuar se ku ndodhej ky Monument Natyre në Sarandë.

Sot këto tabela ekzistojnl vetëm si fotografi në arkivin e AJMMI-t.Por shpresohet se me sensibilizimin e fundit nga kjo oganizatë e mjedisore e shoqërsisë civile në Sarandë, dhe premtimni e kreut të bashkisë, Çaçi, tabelat e munguara të rivendosen dhe të sigurihet një mbështetje institucionale lokale edhe për nismen e AJMMI-t që ministria respektive ta rivendosë në listën e Monumenteve të Natyrës, edhe monumentin Pllakat e Sarandës, ku bashkia ka sot në funksion sinjliastikën “ Plazh publik” dhe ky i fundit funksionon sot e githë ditën si një plazjh publik./SarandaNews.al///

Shiko statistikat dhe reklamat

Promovo postimin

Të gjitha reagimet:

7Ti dhe 6 të tjerë

error: